Sot më shumë se kurrë duhet të inkurajojmë vajzat të zgjedhin rrugëtimin STEM. Filozofinë e konsideroj nënën dhe parimin e të gjitha lëndëve shkencore sepse do të jetë mendimi ai që do të udhëheqë teknologjinë për rrugën që duhet të ndjekë.
IO DONNA, Corriere della Sera

Unë kam lindur në Durrës gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës. Nëna ime ishte rrobaqepëse dhe punonte në një ndërmarrje shtetërore, ndërsa babai ishte një student i ri i inxhinierisë në Tiranë. Me vetëm një rrogë, jetesa në qytet ishte shumë e vështirë. Nisur nga kushtet ekonomike të prindërve, akoma pa mbushur 1 vjec, ime më, më dërgoi të jetoja me gjyshërit në fshat (në Rrubjekë, një fshat në verilindje të Durrësit).

Unë jam motra e madhe të Emarildës dhe Florit me të cilët kam një marrëdhënie fantastike. Gjyshi Zylyf, kujdestari im ligjor, dhe arkitekt në qarkun e Durrësit, ka pasur një rol vendimtar në formimin tim; në fakt, gjyshi ishte një mbështetës i vendosur në edukimin e grave, si një motor për rilindjen dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare.

Në gusht të ’91, kur vendi ishte plotësisht në kaos pas rënies së regjimit komunist, e tashmë e divorcuar, nëna ime largohet drejt Italisë me anijen e famshme Vlora. Ndërrkohë unë vijoj të jetojë me gjyshërit në fshat, ku qëndroj deri në moshën 11-vjeçare. Me qetësimin e situatës nga trazirat e vitit famëkeq të 1997, nëna ime falë lejes së qëndrimit që kishte marrë, rikthehet në Shqipëri me qëllimin për të më marrë me vete në Itali.

Fillimisht vendosemi në një qytet të vogël në afërsi të Abruzzo-s, e më pas zhvendosemi në Pescara, vend në të cilin ime më, hap biznesin e saj si rrobaqepëse. Me të mbërritur kuptoj menjëherë se mundësia e imja e vetme ishte edukimi. Falë rezultatëve të arritura, përfitova disa bursa të cilat më dhanë mundësinë të kapërcej problemet që kishte familja ime në pamundësinë për të më ofruar një edukim cilësor.

Pas shkollës së mesme, transferohem në Romë. Atje ndjek studimet në Akademinë e Arteve Dramatike “Corrado Pani”. Më pas vijoj formimin akademik në Universitetin e Romës “La Sapienza” për Letërsi dhe Filozofi. Ndërsa në 2011 shpërngulem në Paris ku mbroj temën e diplomës mbi marrëdheniet Shqipëri- Itali në periudhën 1922-1943. Krahas studimeve në Paris, drejtoj dokumentarin tim të parë “Paradigma e kaosit”. Që nga viti 2013 kam shkruar për Il Fatto Quotidiano, Il Giornale, Avvenire, TPI (The Post Internazionale) dhe në Huffpost Italia.

Për shkak të situatës jo të favorshme ekonomike, që e vogël kam bërë punë të ndryshme. Por pikërisht për shkak të kësaj eksperience, kuptoj se e vetmja mënyrë për të kapërcyer pengesat, ishte ti përkushtohesha sipërmarrjes. Mora gjithë kohën e nevojshme për të studiuar botën e ekosistemit digjital, i cili është ende në zhvillim e sipër, pavarësisht se revolucioni teknologjik ka kohë që ka nisur. E me këtë vizion, e kisha shumë të qartë se ku do të doja të jepja kontributin tim. E kuptova që, se në një vend si Italia ku kapitalizmi ka ende një konotacion të fortë marrëdhëniesh familjare, ky sektor ishte e vetmja mundësi ku një vajzë emigrante, mund të ja dilte mbanë. Brenda 10 viteve u bëra kështu partnere në startup-e dhe SME-të të ndryshme dhe të suksesshme në fushën e teknologjisë, derisa u shfaqa, në vitin 2021, në mesin e ”InspiringFifty” në Evropë sipas gazetës së njohur italiane Corriere della Sera. Nga viti 2020 deri në vitin 2023 kam qenë Ambasadore Connect Albania për Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Më tej, kam qenë disa herë kandidat në zgjedhjet politike italiane në sferën liberale progresive.

Në vitin 2024 u botua romani im i parë “Le favole del comunismo“, nga Marsilio Editore, Grupi Feltrinelli.

Nëpërmjet Holding Exegesis Srl, e së cilës jam Themelues dhe CEO, mbaj aksione të korporatës në: